Ngjarja në repartin ushtarak, banori: Ka pasur shpërthim. MM:S`ka pasur shpërthim por shembje

2015-08-22 1

Ushtari Kastriot Shahu është plagosur në repartin ushtarak të Kukësit në momentin që po kryente shërbimin si roje po ngjarja mbetet ende e paqartë. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë versionin zyrtar në lidhje me ngjarjen ku mbeti i plagosur ushtari roje.
Sipas njoftimit zyrtar ngjarja ka ndodhur rreth orës 08.30, orar kur Kastriot Shahu ka marrë shërbimin dhe ka nisur kontrollin e zonës. Në momentin e kontrollit të objektit ka vënë re se në një nga objektet (ish depo e veshmathjes ) dera e jashtme ka qenë e hapur. Gjatë kontrollit për verifikimin e këtij fakti roja është futur në objekt i cili është shembur duke zënë në rrënoja ushtarin Shahu. Shërbimi i Vendrojes Nr.II, i cili ndodhej në afërsi të këtij objekti ka sqaruar se është dëgjuar zhurmë dhe është vërejtur pluhur.
Menjëherë janë njoftuar linja e komandimit të reparti dhe Forcave te Armatosura, policia e rendit dhe zjarrëfiksit. Kastriot Shahu është dërguar për marren e ndihmës së parë në spitalin e Kukësit, ku nga raportimet e para rezulton se ka pësuar dëmtime të gjymtyrëve por është jashtë rezikut për jetën.
Por qytetarë të Kukësit pretendojnë të kundërtën. Sipas tyre në repartin ushtarak ka ndodhur një shpërthim pasi ka bërë shumë zhurmë dhe është ngritur tym. Ky fakt është denoncuar me anë të një video që është dërguar në "Ora News". Në pamjet filmike shihet një re e madhe tymi si dhe dëgjohet edhe një zhurmë shpërthimi.
Akualisht ushtari Kastriot Shahu ndodhet në Spitalin e Traumës për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore. Për ngjarjen në fjalë strukturat përkatëse vazhdojnë hetimin. Deklarata e plotë e Ministrisë së Mbrojtjes
Rreth orës 08.30, të datës13.04.2014, Pr.II Kastriot Shahu me detyrë roje në Detashmetin e Mbrojtjes Rajonale Kukës, strukturë në vartësi të BrMR, në zbatim të planizimit të shërbimit ditor është paraqitur për të marrë shërbimin në objektin e këtij reparti. Objekti është brenda planit të përhapjes dhe ruhet me vëzhgim.
Në momentin e kontrollit të objektit nga PrII Kastriot Shahu është vënë re se në një nga objektet (ish depo e veshmathjes ) dera e jashtme rezultonte e hapur. Gjatë kontrollit për verifikimin e këtij fakti roja është futur në objekt. Në këtë moment nga personeli i shërbimit të Vendrojes Nr.II, i cili ndodhej në afërsi të këtij objekti është dëgjuar zhurmë dhe është vërejtur pluhur. Nga personeli i shërbimit sipas linjës së drejtimit është shkuar menjëherë në vend ngjarje dhe është vërejtur se Objekti (ish-depo e veshmathjes ) ishte shembur dhe roja ndodhej nën rënoja.
Lidhur me ngjarjen, menjëherë është lajmëruar linja e komandimit të reparti dhe Forcave të Armatosura, policia e rendit dhe zjarrëfikësit. Gjithashtu Pr.II Kastriot SHAHU është dërguar për marrjen e ndihmës së parë në spitalin e Kukësit, ku nga raportimet e para rezulton se ka pësuar dëmtime të gjymtyrëve por është jashtë rezikut për jetën.
Aktualisht për ndihmë më të specializuar Pr.II Kastriot Shahu është dërguar në Qendrën e Traumës. Për ngjarjen në fjalë str...

Free Traffic Exchange